Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të nisë të dielën, më 14 dhjetor 2025, dërgimin e pakove me fletëvotime për rreth 58 mijë votues jashtë Kosovës, të cilët kanë zgjedhur të votojnë përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, duke sqaruar se pakot do t’u shkojnë votuesve në adresat e tyre përmes operatorit ekonomik të angazhuar nga KQZ.




