Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, së bashku me udhëheqësin e Departamentit të Përgjithshëm, Besart Mustafa, pritën në takim përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Gjermanisë, përfshirë Thomas Lubnau nga BKA dhe Norën Gashi, asistente e Zyrës Ndërlidhëse të BKA-së.
Takimi fokusohej në thellimin e bashkëpunimit në fushën e hetimit të veprave penale mes Prokurorisë së Prishtinës dhe autoriteteve gjermane.
Autoritetet gjermane nënvizuan rëndësinë e rritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe përkushtimin e tyre për ndjekjen dhe zbulimin e veprave penale.
Kryeprokurori Gashi falënderoi mysafirët për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi gatishmërinë për ta zgjeruar më tej këtë bashkëpunim në kuadër të kompetencave të Prokurorisë.




