Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një takimi me mërgatën në Zvicër, theksoi rëndësinë e ndërtimit të ushtrive moderne për Kosovën dhe Shqipërinë.
Ai bëri të ditur se Kosova ka kaluar për vitin e tretë pragun prej 2% të Bruto Produktit Vendor për mbrojtjen, trefishuar buxhetin ushtarak, dyfishuar numrin e ushtarëve dhe katërfishuar trajnimet për oficerë dhe nënoficerë.
Kurti nënvizoi se investimet në pajisje, armatime dhe municione janë rritur ndjeshëm, duke synuar ndërtimin e një ushtrie të aftë për të mbrojtur vendin sipas standardeve të NATO-s.
Ai theksoi se vetëdija e lartë kombëtare dhe shtetërore është themeli i forcës së vendit.




