Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është nisur për të marrë pjesë në protestën që po mbahet sot në Shkup, e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në prononcim për Klan Kosova, Limaj theksoi se pjesëmarrja e tij bazohet në bindjen se protesta është e drejtë dhe qytetare, duke sqaruar se bëhet fjalë për solidarizim për drejtësi dhe jo për veprime kundër shtetit apo sigurisë së vendit.
Ai shtoi se protesta synon të dërgojë mesazhe solidariteti dhe drejtësie nga Shkupi.




