Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, ka zhvilluar një vizitë në këtë qytet, duke takuar qytetarët dhe duke bërë një ecje në shesh.
Abdixhiku tha se vizita ishte një mundësi për t’u afruar me njerëzit që, sipas tij, mbajnë LDK-në gjallë çdo ditë, në kohë të mira dhe në kohë të vështira, pa kushte dhe pa llogari. “Një e shtunë në Podujevë. Një çaj Llapi, ecje sheshi dhe një takim me njerëz që mbajnë LDK-në gjallë çdo ditë; në kohë të mira e në kohë të vështira, pa kushte e pa llogari”, deklaroi kreu i LDK-së.
Ai shtoi se dyert e partisë do të mbeten gjithmonë të hapura për të gjithë ata që besojnë, japin dhe kontribuojnë me zemër për këtë “shtëpi të përbashkët”.
“Faleminderit Podujevës dhe qytetarëve për ngrohtësinë, respektin dhe pritjen”, shkroi Lumir Abdixhiku, duke theksuar rëndësinë e lidhjes së partisë me qytetarët.




