Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar slloganin për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit me moton “Siguri dhe begati. Mos lësho pe!”, duke u bërë thirrje qytetarëve të këmbëngulin për siguri, zhvillim dhe mirëqenie.
Pas publikimit të slloganit, kryeministri në detyrë Albin Kurti shkroi se LVV nuk do të tërhiqet nga përpjekjet për ndërtimin e një Republike më të mirë, më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar, duke theksuar rëndësinë e shërbimit ndaj të mirës së përbashkët dhe begatisë për të gjithë qytetarët.





