Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë në intervistën për Blic Interview me Astrit Gashin se LVV pritet të dalë më fuqishëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke fituar rreth 50% të votave në nivel vendi.
Ai ka kritikuar opozitën për bllokadën 9-mujore dhe dështimin për të votuar buxhetin, duke theksuar se kjo ka penguar konsolidimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Bajqinovci tha se LVV ka kërkuar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën, por ato nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë.
Sipas tij, qytetarët do të ndëshkojnë opozitën për pengesat e krijuara dhe bllokadën e gjatë që solli vendin në zgjedhje të parakohshme. Bajqinovci gjithashtu ka theksuar se mosvotimi i buxhetit nga opozita ka rrezikuar funksionimin e shtetit dhe ka penguar stabilitetin qeverisës.




