Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Shkup, ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se kjo protestë dëshmon se kauza për drejtësi dhe liri është më e madhe se secili individ.
Krasniqi theksoi se në sheshin “Skënderbeu” u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejtë të UÇK-së. Sipas tij, protesta ishte gjithëkombëtare, e qetë, dinjitoze dhe e fuqishme.
“Mesazhi ishte i qartë dhe i njëzëshëm: drejtësi dhe liri për çlirimtarët”, shkroi Krasniqi, duke shtuar edhe hashtagun #LiriaKaEmër.





