Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, në bashkëpunim me Olimpiadën e Matematikës së Kosovës, ka organizuar sot garat komunale të matematikës.
Në këto gara morën pjesë nxënës nga klasa e 7-të deri në të 12-tën, të cilët dëshmuan përgatitje të lartë dhe interesim për shkencat ekzakte.
Drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani, tha se qëllimi i garave është identifikimi i talenteve në matematikë dhe përgatitja e tyre për nivele më të larta.
Fituesit do ta përfaqësojnë Suharekën në Olimpiadën Republikane, që do të mbahet më 10 janar 2026 në Prishtinë.




