Organizata e Veteranëve të dala nga lufta e UÇK-së (OVL-UÇK) ka shprehur mirënjohjen e saj për qytetarët që morën pjesë në protestën e zhvilluar sot në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës së drejtë të shqiptarëve.
Përmes një postimi në Facebook, organizata falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar se mbështetja e tyre është e çmuar në luftën kundër padrejtësive.




