Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 4.6 kilogramë kokainë dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për trafikim me narkotikë, gjatë një operacioni policor të koduar “Kulla”, të realizuar më 12 dhjetor 2025.
Operacioni u zhvillua nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Ferizaj, në koordinim me prokurorinë dhe me mbështetjen e AKI-së dhe njësive tjera policore.
Gjatë aksionit u konfiskuan gjithashtu armë, para, telefona dhe mjete motorike, ndërsa dy të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati. Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorisë.




