Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1546 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 1 aksident trafiku me fatalitet, 17 kanë qenë me lëndime, ndërsa 40 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 23 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.





