Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në orën 10:00 do të zhvillojë një takim me Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik, njofton Presidenca.
Gjatë vizitës në Vatikan, ajo do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, si dhe do të vizitojë Bazilikën e Shën Pjetrit.
Po ashtu, në Misionin e Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë, presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, trupit diplomatik dhe personalitete të tjera, me synim forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.




