Ena Krasniqi ka mbetur përfundimisht jashtë listës së kandidatëve për deputetë të partisë boshnjake VAKAT, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
PZAP ka refuzuar ankesën e koalicionit VAKAT, përmes së cilës kërkohej regjistrimi i saj si kandidate.
Më herët, edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte refuzuar regjistrimin e Krasniqit në listën zgjedhore të kësaj partie.




