Spektakli i fundit i Big Brother VIP Kosova ka nxitur polemika edhe jashtë shtëpisë, duke zhvendosur debatin në rrjetet sociale. Ish-banorja e BBVK-së, Gresa Gashi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram, duke përdorur inicialet “O.G”, që u interpretuan gjerësisht si referencë për opinionisten Olta Gixhari.
Reagimi i Gresës erdhi gjatë Prime-it, në momentin kur në studio po diskutohej rrëfimi emocional i banores Sasa, çka duket se e ka revoltuar atë për shkak të qasjes apo komenteve të opinionistes.
Deklarata e saj u bë shpejt virale dhe ngjalli reagime të shumta nga publiku. Deri tani, Olta Gixhari nuk ka dhënë ndonjë reagim publik lidhur me këtë situatë.





