Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka shpallur datën 22 dhjetor për një protestë kombëtare, duke theksuar se agjenda kryesore e partisë është largimi i qeverisë.
“Rruga jonë janë protestat. Nuk ka më shpresë tjetër përveç protestave,” tha Berisha, duke ftuar drejtuesit dhe qytetarët të angazhohen plotësisht në këtë mision për rikthimin e votës dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të lira.




