Sunny Hill Festival është nderuar nga Oda Ekonomike e Kosovës për kontributin e tij në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e imazhit ndërkombëtar të vendit. Edicioni i vitit 2025 tërhoqi mbi 100,000 vizitorë nga rreth 60 vende, me një ndikim ekonomik rreth 22 milionë euro dhe mbulim mediatik në qindra miliona euro.
Performancat përfshinë artistë si Dua Lipa, Shawn Mendes, Peggy Gou, Fatboy Slim, Calvin Harris dhe shumë të tjerë. Organizatorët prezantuan gjithashtu platformën “Sunny Hill Travel” për paketat e akomodimit dhe transportit.
Sunny Hill u vlerësua si model i suksesshëm i lidhjes së kulturës, muzikës dhe ekonomisë dhe është nominuar për “European Festival Awards” në kategorinë e Festivaleve të Mesme.




