Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Uashingtoni po planifikon nisjen e operacioneve ushtarake tokësore kundër rrjeteve të trafikimit të drogës në Amerikën Latine, ndonëse koha dhe vendi i tyre ende nuk janë përcaktuar.
Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se pas neutralizimit të 96% të drogës që vinte përmes detit, SHBA-të po kalojnë në një fazë të re të fushatës nga toka.
Ai theksoi se operacionet nuk do të kufizohen domosdoshmërisht në Venezuelë, edhe pse retorika është parë si presion ndaj presidentit Nicolas Maduro.
Trump e krahasoi luftën kundër drogës me një luftë të mirëfilltë, ndërsa Maduro paralajmëroi reagim të ashpër në rast të një ndërhyrjeje të huaj, duke rritur tensionet mes palëve.




