Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka theksuar mbështetjen e liderit të partisë, Fatmir Limaj, për protestat që po zhvillohen në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Izmaku ka deklaruar se UÇK-ja përfaqëson një vlerë të lirisë dhe nuk duhet të trajtohet si objekt gjykimi politik. Ajo shtoi se drejtësia ndërkombëtare duhet ta njohë këtë të vërtetë dhe të respektojë sakrificat e luftëtarëve të lirisë.
Në postimin e saj, Izmaku thekson: “Sot në Shkup, UÇK-ja është vlerë lirie, jo objekt gjykimi politik. Drejtësia ndërkombëtare duhet ta njohë këtë të vërtetë. Fatmir Limaj, lider që nuk është ndalur kurrë, vazhdon të ngrejë zërin për mbrojtjen e bashkëluftëtarëve dhe për dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.”




