Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka publikuar listën me 15 kandidatë që kanë aplikuar për tri pozita për gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Intervistimi i kandidatëve do të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor 2025, nga një panel i përbërë prej pesë anëtarësh.
KGJK ka theksuar se procesi do të zhvillohet mbi parimet e meritokracisë, transparencës dhe trajtimit të barabartë.
Kandidatët duhet të arrijnë së paku 70 pikë nga maksimumi 100 për t’u rekomanduar për votim në Këshill.




