Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar Komandantin Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, të rënë heroikisht më 14 dhjetor 1998.
Ai theksoi se sakrifica e tyre obligon për një Kosovë të bashkuar, me institucione të forta dhe me forcim të Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës.
Mehaj nënvizoi se bashkëpunimi politik dhe uniteti janë amanet i dëshmorëve, duke theksuar se rruga e Kosovës duhet të orientohet drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Ai shtoi se çdo dëshmor është dëshmor i kombit dhe se interesat personale nuk mund të jenë mbi shtetin, popullin dhe të ardhmen e vendit.




