Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar pas një incidenti me të shtëna armësh në Rrugën e Gjilanit, në Prishtinë.
Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar armët e përdorura, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë për vepra penale që lidhen me përdorimin dhe posedimin e paautorizuar të armëve dhe narkotikëve.




