Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, me rastin e 27-vjetorit të rënies së 41 dëshmorëve të UÇK-së, në krye me komandantin Mujë Krasniqi.
Hamza theksoi se sakrifica e tyre është themeli i lirisë dhe shtetit të Kosovës, duke shtuar se përkujtimi merr kuptim të veçantë pasi përkon edhe me përvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Ai përfundoi me nderime dhe lavdi të përjetshme për të rënët për liri.




