Kandidati për deputet i LDK-së, Besim Mulaj, ka kritikuar ashpër qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke renditur gjashtë dështime kryesore gjatë pesë viteve të fundit.
Sipas tij, Kosova ka pësuar përkeqësim të marrëdhënieve me SHBA-në dhe BE-në, rritje të çmimeve të energjisë dhe mungesë investimesh në kapacitete të reja energjetike.
Mulaj thekson paralizimin e administratës publike për shkak të ushtruesve të detyrës, mungesën e projekteve madhore infrastrukturore, dështimin në zhvillimin ekonomik dhe investimet strategjike, si dhe shpopullimin e vendit.
Ai shton se, përjashtuar disa projekte të izoluara si Ura e Saradranit në Istog, qeveria nuk ka arritur rezultate konkrete në mandatin e saj.




