Duda Balje ka reaguar ndaj debatit për përkatësinë etnike të Ena Krasniqit, duke theksuar se vendlindja e nënës së saj në Sarajevë nuk mjafton për të përcaktuar etnicitetin.
Ajo ka kujtuar se Krasniqi ishte deklaruar shqiptare gjatë kandidimit në listat e AAK-së dhe ka vlerësuar se ndryshimi i etnicitetit për arsye politike apo elektorale nuk është i drejtë.
Balje paralajmëroi se veprime të tilla rrezikojnë karakterin multietnik të politikës në Kosovë dhe shprehu bindjen se KQZ-ja, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme do ta refuzojnë këtë rast.




