Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit – Kapuçit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, duke theksuar se ata ranë heroikisht duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e atdheut.
Haradinaj u shpreh se sakrifica e tyre u përjetësua në historinë e luftës çlirimtare dhe se amaneti i dëshmorëve u jetësua 20 vjet më vonë me themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai rikujtoi edhe rolin e Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij si themelues të celulave të para të UÇK-së, duke përfunduar me mesazhin: lavdi e përjetshme dëshmorëve të UÇK-së.




