Sot u zhvillua edicioni i 10-të i ngjarjes vjetore bamirëse “Run with Santa Claus” në Prishtinë, ku mori pjesë edhe personeli i KFOR-it, përfshirë zëvendëskomandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral-brigadier Federico Collina.
Ngjarja, e organizuar nga një OJQ, ka për qëllim mbledhjen e donacioneve për familjet në nevojë dhe fëmijët nën kujdesin e Departamentit të Onkologjisë të Spitalit të Prishtinës.
Pjesëmarrja e ushtarëve të KFOR-it kontribuoi në përhapjen e solidaritetit dhe vullnetit të mirë gjatë sezonit të pushimeve.





