Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila hoqi masën e pezullimit ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke vendosur gjykimin në themel në janar 2026.
Rama e konsideroi vendimin si një precedent unik në botë dhe një “brutalitet alla shqiptarçe”, duke kritikuar ndërhyrjen e gjykatës dhe prokurorit që, sipas tij, morën kompetencat e qeverisë dhe parlamentit.
Ai shtoi se situata tregon simptomat shqetësuese të ushtrimit të pavarësisë së pushtetit të drejtësisë, duke u përfshirë edhe çështja e rritjes së pagave të gjykatësve.
Rama theksoi nevojën për reflektim serioz dhe ndërinstitucional për të garantuar suksesin e Reformës në Drejtësi, pa lejuar që “kura të bëhet problem më i madh se sëmundja”.




