Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka deklaruar se rritja e pagës minimale nga Qeveria në detyrë po bëhet më shumë si premtim politik sesa si rezultat i një analize reale ekonomike.
Ai tha se paga minimale duhet të rritet, por vetëm pas analizave të detajuara për fuqinë e bizneseve, investimet dhe gjendjen ekonomike.
Shahini paralajmëroi se rritja pa kushte të favorshme mund të shtyjë bizneset drejt informalitetit ose mbylljes, duke theksuar se Qeveria duhet fillimisht të krijojë ambient të qëndrueshëm ekonomik, të funksionalizojë Këshillin Ekonomik Social dhe të përmirësojë raportet me partnerët ndërkombëtarë.




