Policia e Ferizajt ka paralajmëruar shoferët për rrezikun nga mjegulla, e cila ka ulur dukshmërinë në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elez, veçanërisht në zonat më të ulëta dhe pranë lumenjve.
Shoferët këshillohen të ndezin dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës, të shmangin përdorimin e dritave me rreze të gjata, të ngadalësojnë shpejtësinë, të mbajnë krahun e djathtë të rrugës dhe të jenë të vëmendshëm ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.
Policia thekson se siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët.




