Të shtënat me armë zjarri në zonën e Bondi Beach në Sydney, gjatë festimeve të Hanukkah, lanë të paktën 12 persona të vdekur dhe shumë të plagosur.
Ngjarja ka tronditur Australinë dhe është cilësuar si sulm terrorist.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e dënoi ashpër aktin dhe shprehu solidaritetin e plotë të Shqipërisë me Australinë dhe familjet e viktimave.




