Futbollisti i SC Gjilanit, Armend Thaqi, është shpallur “Ylli i Javës” për javën e 17-të të Superligës së Kosovës, çmim që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin Albi Mall.
Thaqi u vlerësua pas paraqitjes së shkëlqyer në derbin e qytetit ndaj FC Drita, ku shënoi një eurogol që barazoi rezultatin në ndeshjen e përfunduar 1:1.
Vlerësimi u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, ndërsa lojtari theksoi se çmimi i dedikohet bashkëlojtarëve dhe tifozëve, duke nënvizuar rëndësinë e derbit dhe përmirësimin e formës së ekipit me trajnerin e ri.




