Kandidati i LDK-së për deputete, Doarsa Kica-Xhelili, publikoi një videomesazh duke sqaruar mbështetësit e Vetëvendosjes, të cilët dyshojnë për disponimin e saj ndaj LDK-së.
Ajo tha se debatet e zjarrta, akuzat dhe etiketimet e VV-së në Kuvend janë vetëm për shfaqje pesëminutëshe, ndërsa jashtë kamerave ata sillen me mirësjellje dhe qetësi.
Kica-Xhelili theksoi se zemërimi dhe nervozizmi i VV-së përdoren si mjet politik për të irrituar dhe ngarkuar emocionalisht qytetarët, duke shërbyer si performancë politike dhe jo si reagim i sinqertë ndaj situatës reale.




