Partia Demokratike e Kosovës do ta nisë fushatën zgjedhore këtë të mërkurë nga Prizreni, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen nisjes së fushatës, duke theksuar se është koha për veprim.
Sipas tij, pas premtimeve dhe fjalëve, vendi ka nevojë për angazhim konkret dhe vendime të qarta për të ardhmen.





