Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për fajde, gjatë kryerjes së veprës penale.
I dyshuari, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe duke e ngarkuar me kamatë të kundërligjshme.
Pas intervistimit, ai është ndaluar me aktvendim të prokurorit dhe ndaj tij po vazhdojnë veprimet procedurale.




