Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.
Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe u bën thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre.
Policia fton qytetarët që informacionet t’i raportojnë në numrin 192 ose përmes emailit zyrtar [[email protected]](mailto:[email protected]).





