Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një audiencë private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë, të cilën e ka cilësuar si një nder të veçantë. Ajo i përcolli Atit të Shenjtë urimet për fillimin e misionit papnor dhe i dorëzoi një ftesë zyrtare për vizitë në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për rolin e Kosovës në ndërtimin e paqes dhe harmonisë ndërfetare, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë, me shpresën për njohjen formale të Republikës së Kosovës.




