Dayot Upamecano, mbrojtësi i Bayern Munich, është objekt i interesit nga dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, pasi e ardhmja e tij në “Allianz Arena” mbetet e paqartë.
Bayerni ka shpresuar për rinovimin e kontratës me francezin, por kërkesa e tij për një bonus prej 20 milionë eurosh ka krijuar pengesa.
Me kontratën që skadon në verën e ardhshme, të dy klubet janë gati të plotësojnë kërkesat e tij financiare, ndërkohë që Real Madrid duket si favorit për momentin.
Pavarësisht kësaj, Bayerni është optimist që do të arrijë një marrëveshje dhe do të mbajë Upamecano në skuadër.




