Pesëmbëdhjetë zyrtarë korrektues të Kosovës kanë përfunduar me sukses një trajnim gjashtëmujor mbi sistemin korrektues danez, në një ceremoni certifikimi të mbajtur në Kopenhagë.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë institucionalë nga Kosova dhe Danimarka, përfshirë Ministrin danez të Drejtësisë dhe drejtues të shërbimeve korrektuese të të dy vendeve.
Zyrtarët kosovarë u vlerësuan për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë trajnimit, i cili konsiderohet hap i rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës dhe forcimit të kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.





