Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të përcaktojnë drejtimin e Kosovës për vitet e ardhshme.
Ai theksoi se LDK-ja është zgjidhja për vendin për shkak të përvojës, dijes, maturisë dhe vizionit të saj të qartë. Abdixhiku nënvizoi se partia ka mbrojtur gjithmonë interesin kombëtar mbi interesin partiak dhe ofron normalitet, qetësi, përgjegjësi dhe zhvillim për qytetarët.




