Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, është kritikuar për një veprim në kundërshtim me Ligjin e Përgjithshëm të Zgjedhjeve.
Nga zyrat e KQZ-së, ai ka realizuar një video rreth pesë minutash ku tregon detajisht se si votuesit duhet të votojnë me postë për VV-në. Veprimi i tij është konsideruar problematik, pasi KQZ-ja është një institucion i pavarur kushtetues dhe nuk duhet të ndikojë në orientimin e votuesve.




