Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar nënkryetarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, se ka përsëritur deklarimet e kryeministrit Albin Kurti lidhur me rritjen e buxhetit të shtetit.
Bajrami tha se pretendimi se buxheti është rritur nga 2.3 në 4 miliardë euro është i pasaktë, pasi shuma prej 4 miliardë eurosh është projeksion për vitin 2026.
Sipas saj, realizimi i buxhetit deri më 30 nëntor është 2.854 miliardë euro, duke e cilësuar diferencën si një “gënjeshtër” prej rreth 800 milionë eurosh.




