Këshilli i Bashkimit Evropian mirëpret angazhimin e Maqedonisë së Veriut për integrim evropian dhe i bën thirrje të përshpejtojë reformat e nevojshme, duke përfshirë miratimin e ndryshimeve kushtetuese të premtuara që nga korriku 2022.
Draft-përfundimet e Këshillit të Zgjerimit paralajmërojnë se BE-ja është gati të hapë grupin e parë të negociatave sapo vendi të përmbushë këto angazhime, në përputhje me procedurat e saj të brendshme.
Drafti përfshin gjithashtu vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe disa vende të tjera kandidate.




