Bedri Hamza, kandidati për kryeministër dhe kryetari i PDK-së, ka njoftuar se ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, në Hagë.
Ai ka theksuar se i ka gjetur ata në gjendje të mirë shëndetësore dhe me moral të lartë, duke e cilësuar procesin gjyqësor si të padrejtë dhe pranë përfundimit.
Hamza shprehu shpresën që vendimi final të jetë i drejtë dhe deklaroi se Kosova po i pret ata “me krenari”.




