Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, deklaroi se zgjedhjet e 28 dhjetorit duhet t’i japin fund, sipas tij, pengmarrjes së institucioneve të Kosovës.
Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera, duke thënë se kjo parti ka ardhur në pushtet përmes dhunës politike, përçarjes dhe mungesës së respektit ndaj rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit.




