Kandidati për deputet Hajdar Beqa ka treguar se ka marrë mbështetjen e Endrit Thaçit, djalit të Presidentit Hashim Thaçi.
Beqa shprehu bindjen se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të dalë fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai theksoi se mbështetja e Endrit Thaçit është simbol e vizionit, përkushtimit dhe besimit të palëkundur në të ardhmen, duke shtuar se fitorja është vetëm çështje kohe kur idealet trashëgohen dhe angazhimi bëhet mision.




