Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pritet të furnizohen së shpejti me veshmbathje dhe pajisje të reja.
Ministria e Mbrojtjes, e udhëhequr nga ministri në detyrë Ejup Maqedonci, ka finalizuar një tender të ri për këtë qëllim.
Fillimisht për këtë kontratë ishin paraparë 217 mijë euro, por vlera përfundimtare e saj ka arritur në 275,649.70 euro.
Tenderi me titull “Furnizim me veshmbathje dhe pajisje për PU (SUFSK1001) për nevojat e FSK-së” i është dhënë operatorit ekonomik “Sodex Group” Sh.P.K., me mjete nga buxheti i shtetit.




