Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj një ftese të publikuar nga Presidenca e Kosovës, për një tubim të dedikuar mërgimtarëve, i cili pritet të mbahet vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas Gecajt, edhe pse ftesa në dukje paraqitet si një gjest i bukur dhe fisnik, ajo e humb kuptimin pozitiv për shkak të kohës së organizimit. Ai vlerëson se një aktivitet i tillë do të duhej të ishte mbajtur shumë më herët ose pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Gecaj ka sugjeruar se pas këtij organizimi qëndrojnë motive politike, duke e cilësuar veprimin si të qëllimshëm dhe të dukshëm, ndërsa Presidentes Vjosa Osmani i është referuar si e ndikuar nga Kryeministri Albin Kurti.




