Kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi, ka komentuar intervistën e Glauk Konjufcës, duke thënë se ai duket të flasë nga një “realitet paralel” dhe përpiqet të justifikojë pasojat e qeverisjes së Vetëvendosjes, që sipas saj ka prodhuar më shumë dëme sesa reflektim.
Halimi thekson se distancimi i Konjufcës nga përgjegjësitë e partisë nuk është guxim, por shenjë paniku dhe manipulimi i opinionit publik.




