Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për Euronews Albania, kritikoi qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se politika e tij ka qenë antiamerikane dhe antishqiptare dhe ka dëmtuar interesat e Kosovës për të favorizuar qëllime politike personale.
Hoxhaj vuri në dukje se, megjithëse Kurti erdhi në pushtet me një platformë pro Shqipërisë, ai ka ndjekur një politikë anti-Tiranë që nuk ka favorizuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe ka çuar Kosovën drejt izolimit nga Bashkimi Evropian.
Ish-ministri shtoi se Kosova ka marrë mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe Franca, por qeveria e Kurtit nuk ka arritur të përfitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, duke dëmtuar kështu interesin e vendit dhe duke krijuar ndjenja padrejtësie te qytetarët.




